Ka shumë fruta që njeriu ka ndaluar së kultivuari në shkallë të gjerë, dhe hidet ose xinxifet, siç i njohin një pjesë, janë një prej tyre.
Shumë të vlerësuara nga paraardhësit tanë, të cilët i përkufizuan ato si “fryt i pavdekësisë”, hidet janë ndër frutat më të pasura me lëndë ushqyese dhe veti terapeutike: ndaj më poshtë po rendisim disa nga më kryesoret.
Ushqyese- Hidet përmbajnë vitamina A dhe C, dhe janë një burim i shkëlqyeshëm mineralesh si magnezi, kalciumi, fosfori dhe kaliumi.
Pagjumësia-Përbërja organike që përmbajnë hidet qetëson mendjen dhe trupin, duke promovuar një gjendje relaksimi dhe stimuluar gjumin.
Kanceri- Hidet përmbajnë shumë antioksidantë dhe vitaminë C, të cilat kanë një efekt mbrojtës ndaj qelizave dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, shkruan noa.al.
Mbrojtjet– Vitamina C e xinxifeve është shumë e dobishme për forcimin e sistemit imunitar, duke rritur mbrojtjen e organizmit. Vitamina A dhe kaliumi kontribuojnë edhe më tepër në këtë drejtim.
Rregullon qarkullimin e gjakut– Hekuri dhe fosfori i hideve rrisin qarkullimin gjakut dhe nxisin furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese në indet dhe organet e trupit.
Kockat dhe dhëmbët- Konsumi i rregullt i hideve është gjithashtu i mirë për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, falë vetive të fosforit. /noa.al