[sgmb id=”1″]
Dy persona u plagosën rëndë me thikë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në qytetin francez universitar të Poitiers.
Për ngjarjen, dy persona janë dërguar në paraburgim.
Thirrjet e të plagosurve zgjuan banorët përreth, të cilët edhe lajmëruan policinë.
“Kam dëgjuar zërin e njerëzve, fyerjet dhe britmat,” thotë një student.
“Dëgjova njerëz që po ziheshin”, tha qiramarrësi i një apartamenti që ndodhej menjëherë pranë skenës së luftës.
“Unë nuk e kuptoj se çfarë thanë ata, sepse kishin theks të fortë. Flisnin me zë të lartë. Kam dëgjuar një makinë apo një skuter që u largua. Më pas, një grua ulëriste emrin e një personi të plagosur”.
Dy burrat me origjinë shqiptare kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra nga thika.
“Kishte shumë gjak”, tha një burim policor.
Mediat lokale shkruajnë se dy të dyshuar nga Afrika Veriore, të cilët nuk ishin banorë të Poitiers, u arrestuan nga policia.
Megjithëse ende nuk dihen arsyet e krimit, dyshohet paraprakisht se ka të bëjë me zgjidhje të llogarive.