[sgmb id=”1″]
Finalja e Superkupës së Evropës për edicionin 2018-2019 do të zhvillohet në Vodafone Arena në Stamboll.
UEFA ka zyrtarizuar vendin e kësaj ndeshje, ku në garë ishte edhe stadiumi në ndërtim i Shqipërisë, “Arena Kombëtare”.
Arsyeja pse nuk është vlerësuar Tirana si destinacion për Superkupë, është se ende nuk janë përfunduar punimet dhe nuk ka garanci se do të përfundohet me kohën e paraqitur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Vodafone Arena, ku zhvillon ndeshjet Beshiktashi është ndërtuar në vitin 2016 dhe ka kushtuar rreth 100 milionë euro.