Loading...

8 lojtarë të rinj të këtij shteti humbin jetën

Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë humbur jetën pas një aksi denti të ndodhur të shtunën.

Fillimisht gjashtë prej tyre vd iqën pasi autobuzi u rrotullua dhe ra në lumë, ndërsa më pas dy të rinj të tjerë ndërruan jetë në spital, raportojnë mediat ganeze.

Sipas dëshmive të para shoferi i autobuzit humbi kontrollin dhe më pas autobusi përfundoi në lumin Offinso, të rajonit të Ashanti. Banorët vendas me të parë ak sidentin shpejtuan për të dhënë ndihmën e parë.
Lajmi i keq është se edhe katër futbollistë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa në total kanë marrë ndihmë mjekësore 24 fëmijë. Të katër lojtarët në gjendje kritike janë duke marrë mjekimin në në Spitalin St. Patrick në Offinso pas aksi dentit.

Ekipi që luan në Colts League, liga e të rinjve në Ganë, po udhëtonte nga Afrancho, një periferi të Kumasi, ndërsa nuk është e qartë se cili ishte destinacioni i tyre.

Aktualisht nuk dihet ende numri i saktë që i fëmijëve që ishin në bordin e autobuzit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com