Gjendje maksimale alarmi në Aviano të Italisë për shkak të një zjarri të madh që shpërtheu në një kompani mbeturinash mbrëmjen e së shtunës, 19 shtator.
Nga impianti i kompanisë, ‘Snua S.r.l.’ e cila merret me trajtimin e mbetje, ka dalë një re e madhe tymi e zezë dhe e dendu, e cila është ngritur në mënyrë të tillë, sa që shkaktoi alarmin e administratorit lokal i cili këshilloi të gjithë banorët e komunës së Friuli-Venezia Giulia që të qëndrojnë në shtëpi me dritaret mbyllur.
“Rrini në shtëpi me dritare të mbyllura dhe mos shkoni pranë fabrikës” është apeli i kryetarit të bashkisë së qytetit për banorët e Aviano, i ndjekur nga kolegët e tij në komunat e Roveredo, San Quirino dhe Porcia.
“Si pasojë e zjarrit, këshillojmë që të qëndroni në shtëpi me dritare të mbyllura dhe të mos përdorni ambientet e jashtme derisa të kemi informacion më të saktë nga organet kompetente”, shkroi kryetari i komunës së Roveredo. Në kapanon, ka materiale plastike dhe të ricikluara që mund të jenë prekur nga zjarri.
Alarmi për zjarrin, u dha rreth orës 20.00 të mbrëmjes, ku ekipe të shumta të zjarrfikësve nga Pordenone, Maniago, Spilimbergo dhe San Vito shkuan në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll, por zjarri në Aviano është aq i madh sa reja e tymit duket edhe Pordenone, më shumë se dhjetë kilometra larg.
Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe shërbimet e urgjencës mjekësore pasi flitet për persona në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Shkaqet që nxitën zjarrin. aktualisht janë të panjohura. Tashmë priten rezultatet e matjeve të cilësisë së ajrit të kryera nga zjarrfikësit dhe teknikët e mjedisit, për të përcaktuar rrezikun që ju kanoset banorëve. /noa.al