Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani si kryetar i OSBE, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ndersa është ndalur në propozimin e Partisë Socialiste në këshillin politik dhe debatin që pasoi për listat e hapura apo të mbyllura të kandidatëve.
Rama tha se çdo propozim është i diskutueshëm ndërsa paralajmëroi opozitën të mos bëhet pengesë e procesit.
“Propozimi nuk është shpikje i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Çdo propozim është i diskutueshëm uroj që opozita mos humbasë kohë siç e ka zakon, se koha nuk pret.
Zgjedhjet janë më 25 prill në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin elektronik.
Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.” u shpreh Rama