Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e ciklonit “Ianos” që goditi brigjet greke gjatë natës.
Një fermer shqiptar 63-vjeçar, ka gjetur vdekjen në zonën e Karditsa, pasi është rrëmbyer nga vërshimi i ujërave.
U deshën disa orë kërkimesh për gjetjen trupit të pajetë të shqiptarit.
Deri më tani janë konfirmuar dy viktima si pasojë e ciklonit, ndërkohë që një grua është shpallur e zhdukur.
Cikloni goditi fuqishëm ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Karditsa.