Loading...

Tragjedia që u mori jetën shqiptarëve !Mediat greke tregojnë momentet e tmerrit.

[sgmb id=”1″]

Mediat greke kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje rreth aksidentit tragjik që ndodhi dje në Selanik, ku humbën jetën dy shtetas shqiptarë babë e bir, si dhe një 22-vjeçar grek.

Viktimat ndodheshin në dy motorë të cilët u goditën nga një turist gjerman 67-vjeçar. Gazeta greke “Protothema” raporton se turisti gjerman kishte kryer një manovër të gabuar pas informacioneve të pasakta të marra nga GPS, ndërsa nuk kishte të ndezura as dritat flash.

Ndërkaq, veç shqiptarëve në një tjetër motor ndodheshin greku Antonis dhe e dashura e tij 18-vjeçare Eelena, e cila është në luftë me vdekjen. Përplasja ishte e fuqishme, çka bëri që trupat të fluturonin larg dy mjeteve.

Antonis thoshte vazhdimisht se ishte mirë, ndërsa pyeste për gjendjen e të dashurës së tij, të cilës i ishin shkëputur gjymtyrët nga trupi. Ndërkohë mëngjesin e sotëm rrjetet sociale u mbushëm me mesazhe pikëlluese sa i takon gjendjes së rënduar shëndetësore të vajzës, dhe vdekjes së 22-vjeçarit.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com