Një grua e moshuar është dhu nuar gjatë natës së lënë pas, në shtëpinë e saj në Gjirokastër.
Ngjarja është shënuar në fshatin Palokastër, ku si pasojë e dhunës, e moshuara është dërguar në spitalin e Gjirokastrës.
E dhu nuara është 75-vjeçarja Pina Qato, e cila është goditur në shtratin ku flinte, duke pësuar dëmtime të shumta.
Gruaja ka thënë se dëgjoi të hapej dera në mes të natës dhe mendoi se ishte e bija.
“Erdhi një person dhe më go diti me grushte. Kur e pyeta kush ishte, nisi të më qëllonte edhe me shkelma”, ka thënë gruaja.
Sipas pretendimit të saj, dhu nuesi mund të ketë lidhje me dy familje me të cilat ka konflikte, pasi i kanë v rarë të shoqin para tre vitesh.
“I thashë mos më vrit se kam vajzën këtu dhe do më trembet. Nuk ka vjedhur asgjë në shtëpi. Vetëm mua më sulmoi. Ne kemi hasmëri, më ka vr arë bashkëshortin”, ka thënë gruaja. /noa.al