Loading...

Pëllumb Pipero u shpall ‘Qytetar Nderi’ në Skrapar, vendi ku ai lindi dhe u rrit, por ‘harron’ këshillat e Covid

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero u shpall “Qytetar Nderi” nga bashkia e Skraparit, vendi ku ai lindi dhe u rrit.

Pipero u nderua me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19”.
Në ceremoninë e organizuar para bashkisë së qytetit ishin të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor, por edhe qytetarë të Skraparit, kolegë e familjarë të mjekut, që siç duket “harruan” për pak çaste këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe protokollet e pandemisë për distancim social dhe janë parë duke u përqafuar e shtrënguar duart mes tyre.

Pas marrjes së titullit, Pipero u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh të qytetarit të nderit që mori nga Këshilli Bashkiak i Skraparit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com