Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse do e linte mandatin e Presidentit për të marrë një post të rëndësishëm qeveritar, siç është përfolur kohëve të fundit në media.
“Unë kam qenë gjithë kohës i gatshëm për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën e institucioneve të vendin, të lija postin e Presidentit, për të pasur një zgjidhje afatgjatë. Dua të siguroj se duan të heqin vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit, por se në të gjitha rastet premtimin që ka bërë që deri në 24 korrik 2022, ky institucion do të jetë kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe mbrojtjes së Kushtetutës. Këtë premtim do e mbaj në të gjithë mënyrat”, u shpreh Meta.
Ai tha se ka bërë gjithçka që vendi të mos përplaset në fund të greminës, edhe pse e shtoi se ka marrë tatëpjetën prej kohësh, por se për të kanë rëndësi zgjedhje të lira ndershme.
Sipas tij domosdoshmëria e vendosjes së legjitimitetin është kërkesë ultimative edhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, ai deklaroi se kjo situatë problematike ka 3 vjet që zgjat.
“Që me bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në vitin 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias. Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara. Problematikat e kosntatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë. Presidenti kërkon të dijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar duke pranuar këtë zvarritje”, deklaroi kreu i shtetit./noa.al