Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sërish në Parlament, lidhur me akuzat e opozitës se ka blerë një makinë tip ‘BMW’, 150 mijë euro.
Ai sqaroi se personalisht ka një makinë tip ‘Honda’, qysh prej vitit 2010.
“Media ka pasqyruar një fakt të rremë që kam blerë automjet 100 milionë lekë apo 150 mijë euro. Mjeti ka kushtuar vetëm 49 mijë euro edhe është blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme. Nëse ka kushtuar më shumë se kaq, unë jap dorëheqjen”, u shpreh Lleshaj.
Lidhur me këto zëra, ministri tha pak ditë më parë se “larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore”. /noa.a