[sgmb id=”1″]
Uragani ‘Maria’, stuhia e dytë më e fuqishme e Atlantikut, ka goditur Ishujt e Virgjër të Jugut , dhe është nisur tashmë drejt Porto Rikos.
Uragani i kategorisë së pestë shkaktoi dëme masive pasi zbarkoi në St Croix , duke ndkekur një rrugë veriperëndimore nëpër Karaibe.
Të hënën, Maria ka goditur fuqishëm Republikën Dominikane , ku pas pamjeve të para ajrore është parë se ishulli kishte pasur dëme kolosale.
Tashmë uragani po ecën me era të frikshme prej 280 kilometra ne orë.
Guvernatori i Porto Rikos, u ka kërkuar 3,5 milion banorëve të ishullit të kërkojnë strehim, para së stuhia të zbarkojë rreth orës 8:00 lokale (13:00 me orën shqiptare).
Zyrtarët kanë frikë se mbeturinat e mbetura nga Irma në fillim të këtij muaji tani mund të rezultojnë jashtëzakonisht të rrezikshme në erërat e Maria.
Gjatë javëve të fundit, Porto-Riko ka qenë një strehë për njerëzit që iknin nga ishujt e tjerë të Karaibeve , të shkatërruara nga stuhia.
“BBC” raporton se qindra strehëza janë ngritur nga autoritetet.
https://youtu.be/7hegAMD3B1I