Një konflikt brenda familjes përfundoi me vrasjen e një gruaje pasditen e sotme në Bathore pranë Tiranës.
Agron Tanushi (në foto) ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij, Jetmira Hasani.
Mësohet se pas vrasjes autori i dyshuar është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Dyshohet se vr asja ka ndodhur për shkak të konfliktit mbi pronësinë, pasi vi ktima dhe autori jetonin në të njëjtën shtëpi.
Vëllai i Agron Tanushit ndodhej në emigrim në Greqi, prej shumë vitesh, kurse bashkëshorten e tij, Jetmira Hasanin e kishte lënë tek familja e tij.
Mësohet se konflikti kishte vite që zhvillohej deri në ditën e sotme, ku pati një fund tragjik.
Familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas mësimit të lajmit të hidhur dhe kanë pasur një konflikt verbal me familjen Tanushi.
Është dashur ndërhyrja e po licisë për të shmangur një përplasje edhe më të rëndë mes dy familjeve.
A rma e z jarrit nuk është gjetur, pasi pas ngjarjes 31 vjeçari Agron Tanushi është larguar me të.
Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 17:40, në një lagje të Bathorës. Po licia thotë se është vënë në kërkim të autorit.
/NOA.al