Një ak sident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, rreth orës 19:30.
Ak sident ka ndodhur në aksin dytësor, Panaja-Vlorë, pranë fshatit Cerkovinë të Vlorës, ose vendit të quajtur Shamogjin.
Një makinë ka përfunduar në kanal anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit policia tha se ka humbur jetën shtetasi, F.H, 55-vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.
Ai ishte duke drejtuar një mjet tip “Hyunday”.
Pas aksidentit ai u gjet i bllokuar në makinë.
Policia, ambulanca dhe zjarrfiksja shkuan menjëherë në vendngjarje. Po hetohen shkaqet e aksidentit.