Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një fotografi me dy vajzat e saj, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
Ajo thotë se është emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, rifillimi i shkollës.
“Në shkollë të sigurt! Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cenojë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit! Jep edhe ti kontributin tënd për shkolla të sigurta! Bëhu superhero mbaj maskën çdo ditë”, shkruan Manastirliu.
Teksa uron suksese, ministrja kërkon që të ruhet distanca dhe të bëhet kujdes për higjienën.