Loading...

Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur kirurg, ishte shtruar në spital katër ditë më parë

Humb jetën nga k oronav irusi mjeku i njohur kirurg, Agron Menzelxhiu, 71 vjeç.

Virusi i ka marrë jetën mjekut të ish-Sanatoriumit në orët e fundit, duke mos ia dalë dot komplikimeve shëndetësore.

Menzelxhiu ishte shtruar në spital katër ditë më parë si pasojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Viteve të fundit i ndjeri kishte dalë në pension, duke mos e ushtruar më profesionin.

Lajmin e hidhur e ka dhënë mjeku Perit Vargu duke shkruar: “Agron Menzelxhiu djali i tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur që s’ia kurseve ndihmën askujt! Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një pathologji banale! Mjeku, njeriu i mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve! Lamtumire babaxhan i mirë që të mirën ua doje të gjithëve! Askush nuk mund të tjetërsoj, ti do të mbetesh gjithmonë ai, ai që të njeh i gjithë populli! Të qoftë dheu i lehtë, o banor i ri i xhenetit!”

Me rastin e tij shkon në katër numri i mjekëve që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, pasi më parë u ndan nga jeta Arjan Pushi, Anibal Byberi dhe Hysni Shkjau. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com