Një djalë i ri në Vlorë, ka ushtruar d hunë ndaj të atit dhe në debat e sipër i ka vënë zjarrin shtëpisë.
I dyshuari për ngjarjen e ndodhur gjatë së shtunës, është 25-vjeçari Renato Metani, banues në fshatin Risili.
Metani akuzohet se ka djegur banesën e tij, duke shkaktuar një dëm prej 1.000.000 lekë të reja, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, për motive të dobëta.
25-vjeçari njihej si natyrë problematike, ku pas ngjarjes së fundit përfundoi në prangat e policisë.
Ishte i ati ai që e denoncoi, pas rastit të fundit ku u dogji shtëpinë. /noa.al