Loading...

‘I rëndë plumb, ky lajm i sotëm.Këtë mëngjes, këtë shtator.Na piku thellë kjo ikja jote.I shtrenjti ynë, Profesor/ Elegji për Prof. Sabit Brokaj nga Sejmen Gjokoli

TË KISHIM MAL…Sejmen Gjokoli
-Elegji për Prof. Sabit Brokaj-
1.
I rëndë plumb, ky lajm i sotëm,
Këtë mëngjes, këtë shtator,
Na piku thellë kjo ikja jote,
I shtrenjti ynë, Profesor.
2.
Të kishim shënjt, polar të kishim,
Në Labërinë që nxorri yje,
Se fjala jote e vepra jote,
U bë një copë Shqipërie.
3.
Një udhë e gjatë nëpër thepisje,
Në ujra deti e me ushtarë,
Gjersa u ngjite në bash të vendit,
Si profesor e burrë i rrallë.
4.
Me erë grykash e malesh rritur,
Atje ku honesh rrjedh Shushica,
Pikove mjaltë me fjalën hoje,
Me syrin feksur, me shtatë drita.
5.
Human i lindur, si rrallë tjetër,
Me buzën gaz që s’rreshti kurrë,
Siç mbeti prerë kjo fjala jote,
Kur vendit donin ti hiqnin gurë.
6.
Për vendin tënd qëndrove burrë,
S’njohe pazare, s’u tunde grimë,
I shënjtë Atdheu, e shtrenjtë liria,
Si fill i kuq na mbete vijë.
7.
Me dhimbje e mall Kosovën deshe,
Sa munde bëre për ta e lirinë,
Kur flaka e luftës u ndez asaj ane,
Ti njësh u bëre me mendje e frymë.
8.
Sa shumë na dhëmbi kjo ikja jote,
Dhe malet labe nisën jehonë,
Të kishim mal, ashtu do mbetesh,
Në vendin tënd, në shpirtin tonë.
9.
Në Labërinë që shumë e deshe,
Me male, gryka, shkëmbenj të sertë,
Që kokën ul, po prap ngre ballin,
Kur kapedanë i ikin djemtë…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com