Goditet një rast i ku ltivimit të bimëve n arkotike, duke vënë në pranga tre persona dhe duke shpallur në kërkim një bashkëpunëtorin e tyre.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, po licia e Elbasanit vuri në pranga babanë dhe dy djemtë I.H., 69 vjeç, A.H., 34 vjeç, dhe E.H., 40 vjeç, të tre banues në fshatin Balldren, Elbasan.
Gjithashtu u shpall në kërkim A.S., 28 vjeç, banues në fshatin Jetesh, Elbasan, bashkëpunëtor i tyre.
Katër të dyshuarit në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Jetesh, Elbasan, kishin kultivuar bimë narkotike.
Aktualisht vijon puna për kapjen e të shpallurit në kërkim policor dhe identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale. /a.y/noa.al