Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të diele në Padovano të Italisë, në zonën e Ponso.
Policia mbërriti pranë një familje në rrugën S. Lucia, ku gjyshi duke lëvizur makinën mbrapsht, përplasi për v dekje mbesën 2 vjeçe.
I dyshuari, rreth 60 vjeç, ishte duke lëvizur makinën në oborr, kur pas saj u afrua mbesa.
Viktima është vajza e vetme e një çifti maroken, të cilët prej kohësh jetonin në Itali.
E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht tentativave të mjekëve, gjeti vdekjen.
Dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që gjyshi u shoqërua në polici/noa.al