Loading...

Baba Mondi: Kush e ka gruan e mirë është i ngrënë e është i pirë!

Baba Mondi i ftuar në emisionin “Rudina”, ka folur për rolin e gruas në familje. Ai është shprehur se një grua e mirë mund të mbajë familjen e bashkuar dhe jo të përçarë, madje ato udhëheqin edhe njerëzimin.

Baba Mondi: Familjarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo të përçarë. Këtu rol të madh luajnë gratë, nënat, motrat, të cilat duke qenë të përgatitura, ato e udhëheqin dhe njerëzimin.

Gratë janë nënat, ato rrijnë me fëmijët, ato i edukojnë, kjo është bektashizmi. Në bektashizëm falen në një faltore edhe burrat edhe gratë, nuk ndahen veç.

Rudina Magjistari: Për këtë arsye ju bëni diferencën dhe konsideroheni si një besim shumë i emancipuar.

Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë është i ngrënë dhe i pirë. Parajsa ndodhet në këmbët e nënës.

Rudina Magjistari: Në këto kohë të vështira që po jetojmë prej Covidit, cili është mesazhi që do jepnit ju për të gjithë njerëzit?

Baba Mondi: Njerëzit nuk duhet të tremben, nëse besojnë Zotin, nuk duhet të kenë frikë. Zoti na udhëheq neve për të mos gabuar dhe për të na mbrojtur nga çdo gjë e keqe.

Çfarë është caktuar për njeriun, do e marrë ai njeri, prandaj duhet të kenë kujdes njerëzit, rregullat duhet të zbatohen dhe nuk duhet të kenë frikë sepse kanë Zotin me vete.

Siç thotë një ajet Kuranor “nuk mund të të zërë as qielli, as toka as dheu, të zë zemra e besimtarit të bindur. Familjarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo të përçarë.

Rudina Magjistari: Baba Mondi keni të dhëna, sa besimtarë bektashinj ka në Shqipëri?

Baba Mondi: Gati gjysma e popullsisë shqiptare janë besimtarë bektashinj.

Rudina Magjistari: 50%?

Baba Mondi: Po, pavarësisht se politika apo regjistrimet që janë bërë janë të gabuara. Ne kemi filluar regjistrimin vetë për t’i treguar njerëzve se sa bektashinj ka në Shqipëri. Nga 70% e myslimanëve në Shqipëri, 50% janë bektashinj.

Rudina Magjistari: Këto janë statistikat dhe të dhënat tuaja?

Baba Mondi: Jo jo janë dokumentet edhe sikur të mos duam ne. Merren regjistrimet e Zogut dhe jo regjistrimet sipas politikës. Ne jemi 2%. 2% jemi ne në Shqipëri? Nuk janë 2% por kjo është politika që ka ngatërruar gjëra të tilla. Megjithatë ne nuk kemi kundërshtuar pavarësisht se kemi filluar regjistrimin vetë. Ka 848 tyrbe në Shqipëri dhe 116 teqe.

Rudina Magjistari: Çfarë sekreti ka ky mali i Tomorrit?

Baba Mondi: Vendet e mia janë gjithmonë vende të cilat kanë energji pozitive. Të çlodhin nga ajo rrumuja, ngarkesa që merr gjatë ditës apo gjatë vitit. Shenjtorët që kanë fuqi si Zoti, të lehtësojnë barën. Ti prandaj futesh e falesh për të shkuar mbarë dita, muaji, familja dhe shoqëria ku jeton. Lutjet Zoti t’i dëgjon edhe shenjtorët na i plotësojnë dëshirat të cilat japin atë enegji edhe atë frymëzim që ne të përballojmë vështirësitë.

Rudina Magjistari: Cilat janë pikat më të forta përsa i përket kësaj energjie të bektashinjve në Shqipëri?

Baba Mondi: Është Mali i Tomorrit, Sarisalltiku në Krujë dhe Kaptina e Martaneshit, këto janë peligrinazhe jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Të gjitha teqet janë të shenjta, edhe kryegjyshata botërore. Njerëzit vijnë një kryegjyshatë për t’u shkarkuar nga energjia negative. Zoti dhe shenjtorët e dinë se për çfarë shkojmë ne dhe për çfarë lutemi dhe na japin frymëzim për të përballuar vështirësitë e kësaj bote.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com