Në pamje të parë duken si një çift normal të rinjsh. Është kjo ajo që mendojnë të gjithë ata që nuk i njohin, por vetëm i shohin.
Por dy të rinjtë kinezë të cilët i shikoni në fotografi, kanë një lidhje tjetër.
Qi Bao është një vajzë adoleshente nga provinca kineze e Lanzhou, e cila frekuenton ende shkollën dhe historinë e saj e ka treguar për portalin HK01.
“Sa herë që dalë me të, të gjithë mendojnë se jemi çift. Edhe mësuesit e liceut kur më panë me të më pyetën ‘ke një të dashur në universitet?’ Por e vërteta nuk është kështu”, thotë e reja.
Djali që shikoni në krahë të Qi Bao, është 35 vjeç dhe është babai i saj.
Ai është 20 vite më i madh, ndonëse nuk duket, për shkak se ka një pamje të një djaloshi shumë më të ri.
Ata janë babë e bijë, por njerëzit në rrugë i ngatërrojnë shpesh si të lidhur. /noa.al