12 persona janë arrestuar si pjesë e një grupi kr iminal në fushën e tr afikimit të lëndëve na rkotike.
Operacioni është zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, ku në mesin e të pr angosurve ka edhe shqiptarë.
Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Tr afik lëndësh n arkotike” dhe “Organizatë kr iminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Shtetasi, R. H., i arr estuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.
Gjithashtu i riu ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.
Ndërsa në Itali, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i 11 urdhër-arresteve për shtetas rezidentë në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.
Vijon puna e përbashkët për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kr iminal. /noa.al/