Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas arrestimit të inspektorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, 37-vjeçari me inicialet E. T, i cili u merrte rryshfet bizneseve që konstatoheshin me shkelje.
Ky i fundit është larguar menjëherë nga puna, pas publikimit në media.
“Drejtoria e Pёrgjithshme ёshtё e vendosur tё mbёshtesё ҫdo veprimtari tё Policisё sё Shtetit nё luftёn kundёr korrupsionit dhe evazionit fiskal nё Administratёn Tatimore dhe mё gjerё.
Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra”, thuhet në njoftim.
Sa i përket inspektorit, ai u kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme parash subjekteve të ndryshme private.
Këtë e bënte për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5 mijë eurosh, të cilën inspektori ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat. /noa.al/