[sgmb id=”1″]
Zbulimet e fundit tregojnë se pirja e duhanit shkatërron kromozomet që përcaktojnë pjekurinë gjenetike.
Një ekip suedez në Universitetin Uppsala ka gjetur se humbja e kromozomit Y lidhet me plakjen e zakonshme në qelizat normale të gjakut, por pasojat e kësaj gjendje janë ende të njohura.
Shkencëtarët gjithashtu gjetën se humbja e kromozomit Y ka ndodhur në 8.2% e njerëzve të moshuar, të cilët kishin qenë pjesë e studimit.
“Kjo mund të shpjegojë pse njerëzit shpesh preken nga kanceri, por edhe tregon se kromozomi Y është shumë i rëndësishëm “, thonë hulumtuesit.
Rezultatet e tilla çuan në pyetjen, se çfarë është shkaku që trupi humb kromozomin Y, dhe i njëjti ekipi hulumtues ka lëshuar tani një studim të ri në revistën Science, i cili dëshmon se pirja e duhanit është një nga përgjigjet kryesore për këtë pyetje.
Autorët e studimit kanë pranuar se ende nuk e dinë nëse zhdukja e kromozomit Y rrit rrezikun e kancerit, apo është thjesht një faktor i rastit për zhvillimin e mutacioneve të tjera gjenetike.