[sgmb id=”1″]
Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 62 pika të karburanteve dhe hotele të cilat nuk plotësonin kushtet për tregëtimin dhe përdorimin e karburanteve dhe lëndëve djegëse. Në total vlera e gjobave kap shifrën e 16.9 milionë lekëve.
Jo vetëm temperaturat e larta, por edhe shpërthimi i një depozite gazi në Velipojë u bënë shkak i shtimit të kontrolleve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Vetëm gjatë muajit gusht u gjobitën 62 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike u gjobitën.
Mungesa e kushteve teknike, mos regjistrimi i pajisjeve nën presion dhe mungesa e projektit teknologjik të rezervuarit të gazit ishin shkaqet që çuan në gjobitjen me vlerë nga 50 mijë deri në 1.5 milionë lekë. Ndërsa disa subjekteve të tjera u është ndaluar ushtrimi i aktivitetit pasi nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.
Gjithashtu për 1 subjekt është vendosur gjobë në masën 2.250.000 lekë, duke qenë se rezulton përsëritës në shkeljet e konstatuara.
Ndër subjektet e gjobitura, përveç pikave të karburantit ka edhe restorante apo hotele, ndërkohë që vlera totale e gjobave kap shifrën e 16.9 milion lekëve.
Numri i subjekteve të ndëshkuar është rritur ndjeshëm në krahasim me 7 mujorin e parë të vitit ku u gjobitën në total 72 subjekte.