[sgmb id=”1″]
Policia greke ka kapur 41 kg marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar. Droga sipas mediave greke u kap në fshatin Ladhohori të Igumenicës. Sipas policicisë makina drejtohej nga një 37-vjeçar shqiptar dhe vinte nga kufiri i gjelbër dhe kishte marrë drejtimin Igumenicë-Prevezë.
Në mjet u gjetën dhe u sekuestruan 35 pako me 41 kg 730 gram marijuanë ndërsa nga kontrolli personal, të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan 17.8 gram cannabis sativa dhe 1 celular.