Loading...

Në pranga biznesmeni i njohur

[sgmb id=”1″]

Një biznesmen i njohur në Sarandë është vënë në pranga pasi ka kundërshtuar me armë forcat e policisë dhe është larguar.
Por ai është kapur shpejt dhe vënë në pranga.

Burimet policore thanë se është kapur në flagrancë Timoleon Babi, 50 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë pranë hotelit në pronësi të tij në lagjen ”Nr.1” kishte pushtuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, në mënyrë të paligjshme dhe se po kundërshtonte policinë bashkiake e cila kishte shkuar për të verifikuar rastin.

Policia Bashkiake ka kërkuar ndihmën e policisë së rendit.

Kur efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë janë afruar për të verifikuar telefonatën dhe për të marrë kontakt me shtetasin e lartpërmendur, ai është larguar duke qëlluar me armë zjarri.

Nga reagimi në kohë i policisë është kapur e ndaluar, ku gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij i është gjendur një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshë 13 gramë.

Ndërsa armën e zjarrit e kishte fshehur, po punohet për gjetjen e saj.

Pas arrestimit, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës për akuzat ‘Pushtimi i tokës’,

‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com