[sgmb id=”1″]
Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur 5 ditë më parë, ku është qëlluar me armë automjeti i P.P..
Gjatë operacionit ku u arrestua Edmond Saraçi, është sekuestruar edhe lëndë narkotike “heroinë”, armë zjarri e llojit “pistoletë” me silenciator, lëndë eksplozive me kapsolle detonatore, granatë luftarake dhe municion.
Policia njofton se: Shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura me parë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silenciatori”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Edmond Saraçit, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, në banesën e shtetasit të mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1 kallëp tritoli i montuar me kapsollë detonatore elektrike;
– 1 granatë defensive;
– 1 armë zjarri e llojit Pistoletë “Zastava”, kalibri 7.65 mm, me krehër me 3 fishekë;
– 1 silenciator që përdoret për armë zjarri;
– 1 qese transparente me pluhur të kuqëremtë me lëndë narkotike “Heroinë”.
Plumba ndaj makinës
Nga hetimet e kryera dyshohet se 53-vjeçari është autor i ngjarjes së ndodhur më 10 shtator, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Deliu”, ku është qëlluar me armë automjeti i P.P..
Ky i fundit e kishte parkuar makinën e tij “Benz ML” pranë banesës, kur në mëngjes e ka gjetur të dëmtuar.
Në vendngjarje u sekuestruan, një këmishë fisheku, dy predha, një gëzhojë dhe 2 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të Edmond Saraçit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.