[sgmb id=”1″]
Një tjetër sulm terrorist ka goditur Anglinë, kësaj radhe Londrën, gjë që mund ta rrezikojë ndeshjen Chelsea – Arsenal.
Një bombë e shpërthyer në një stacion të metros në kryeqytetin britanik ka shkaktuar të paktën 22 të plagosur.
Bëhet fjalë për një bombë artizanale, që jo vetëm ka shkaktuar panik, por dhje ka dëmtuar fizikisht shumë prej personave të plagosur.
Kjo ka bërë që në Angli të marrin në konsideratë dhe shtyrjen e derbit të Londrës të dielën pasdite ku Chelsea dhe Arsenali do të përballen mes tyre.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se kjo ndeshje duhet të zhvillohet duke iu treguar të gjithëve se terrorizimi nuk do t’i frikësojë njerëzit që ta ndryshojnë jetën e tyre.