[sgmb id=”1″]
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot me serinë e denoncimeve të tij në facenook. Ai ka publikuar denoncimin e një banori të Vermoshit që deklaron se shteti po prish kullën e Prek Calit, anti-komunistit të veriut të vendit. Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama ndërsa e quan një akt hakmarrjeje primitive.
STATUSI I BERISHËS:
Qytetari dixhital denoncon: Edvin Kristaq Ramën, që në një akt hakmarrjeje primitive atërore po rrafshon me fadroma Kullën e heroit legjendar të rezistencës anti-komuniste të veriut të Shqipërisë, Prek Cali! Sb
“Përshëndetje z. Berisha ju shkruaj për një shqetësim kombëtar, sot fadromat e Bashkisë Malësi e Madhe shembën muret e shtëpisë së heroit, prijësit dhe atdhetarit tonë Prek Cali. Shtëpia e tij ka qenë e amortizuar 80% dhe populli i Vermoshit që jeton në Amerikë mblodhi fondet për rindërtimin e saj. Punimet filluan para një muaji sot ishte në përfundim kati i I por fadromat e kuqe të komunizmit e rrëzuan për të dytën herë heroin tonë. Gjithë komuniteti është i shqetësuar dhe i revoltuar. Të lutem publikoje, me respekt nga Vermoshi”.