Shqetësim ka krijuar te metereologët, informacioni i përftuar se të martën e ardhshme, 8 shtator 2020, Kolorado, kryeqyteti i shtetit Denver në SHBA, do të shënojë uljen më drastike dhe të paprecedentë të temperaturave.
Këtë të martë pritet që në Kolorado temperatura më e ulët të jetë -1 dhe më e larta, 2 deri 4 gradë Celsius. Priten reshje dëbore dhe shira.
Aktualisht në Kolorado, temperaturat janë midis 37 gradë Celsius dhe të hënën do të bien deri në 32 gradë.
Por rënia e menjëhershme brenda 24 orësh deri në -1 gradë celsius ka pasuar shqetësim edhe në Europë ku shumë ekspertë thonë se të tilla rënie drastike janë të paprecedenta.
Në Greqi, metereologu i njohur, Sakis Arnautoglou, alarmon se kjo që pritet të ndodhë është e rëndë.
“Nëse konfirmohet rënia e temperaturës prej 34-36 gradë dhe parashikimet aktuale janë që do të ndodhë të martën e ardhshme në Denver (kryeqyteti i shtetit amerikan, Kolorado në një lartësi prej 1600 metrash), atëherë do të jetë një nga ndryshimet më ekstreme të temperaturës që unë personalisht të paktën kam parë, pasi nga nxehtësia absolute që do të mbizotërojë deri të hënën, zona do të jetë në kushte të rënda dimri me reshje dëbore në më pak se 24 orë!!!, thotë Sakis Arnaoutoglou.
Ndërkohë në Shqipëri nuk priten luhatje të tilla. Për 10 ditët e ardhshme Tirana dhe pjesa më e madhe e vendit do të kenë kryesisht mot me diell, të ngrohtë dhe temperatura që shkojnë deri në 34 gradë celsius. /noa.al/