[sgmb id=”1″]
Vijon puna për të sjell në jetë projektin e pjesës hyrëse të “Lungomare-s”.
Investimi prej 1 mln eurosh duhet të kishte nisur përpara çeljes së sezonit turistik, ndërsa siç bënë të ditur kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli është spostuar në kohë për shkak të sezonit turistik duke nisur kështu në vjeshtë e përfunduar deri në sezonin e ardhshëm turistik.
Projektin i dizenjuar nga arkitekt gjerman do të pasuroj vijën bregdetare me një numër të konsiderueshëm pemësh, stola për tu shfrytëzuar nga turistët dhe qytetarët, fushë basketbolli, amfiteatër, hapësira pushimi si dhe një gropë ujëmbledhëse për të evituar ujin në rrugën e kësaj zone.
Projekti përfshin hapësiat në bulevardin “Ismail Qemali”, hyrjen në “Lungomare”, godina dy katëshe në rrugën “Ura”,sheshi përball “Ish-Shkollës së Marinës”, ndërsa vet kjo e fundit ende rezulton pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.