Problemet emocionale, vështirësitë ekonomike dhe krizat e llojeve të ndryshme mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë, si fizik ashtu edhe mendor.
Është shumë e rëndësishme të qëndroni të fortë në shpirt dhe të arsyeshëm, dhe në këtë drejtim mund të kryeni pastrimin e energjisë: rituale të thjeshta që ndihmojnë në eliminimin e energjive negative.
Kripa gjithmonë ka pasur një fuqi të thellë simbolike dhe është përdorur si një agjent pastrues për të eleminuar energjitë negative ndër shekuj.
Në të gjitha ritualet për të thirrur shpirtrat ishte e zakonshme të vizatoni një rreth magjik me kripë, në mënyrë që personi që ishte brenda tij të qëndronte në një vend të sigurt dhe të lirë nga negativiteti.
Një përbërës i domosdoshëm në kuzhinë, kripa mbron, pastron dhe eliminon energjitë negative. Më poshtë ne shpjegojmë se si ta përdorim atë.
Pastrimi
Vendosni gjysmën e një limoni në cepat e shtëpisë dhe hidhni sipër një majë kripe të trashë. Kripa mund të thithë energji negative, duke i eleminuar ato brenda një jave.
Energjitë negative
Mbushni një gotë qelqi me alkool etilik, në të cilin tretni një lugë kripë. Vendoseni këtë gotë kudo në dhomë.
Sy i keq
Hidhni një lugë kripë të trashë në një gotë plot me ujë dhe vendoseni në tavolinën tuaj dhe e mbani aty për tre ditë.
Lereni atë brenda natës, por ndryshoni përmbajtjen e gotës një herë në ditë. /noa.al/