Loading...

Shteti i kërkon 153 familjeve të lirojnë shtëpitë e të dalin në rrugë.

[sgmb id=”1″]

Të  shokuar kanë mbetur banorët e një lagjeje në Shkozë, kur në  mëngjes herët punonjës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit u kanë trokitur në derë për t’ju thënë se shtëpitë e tyre do të shemben.

Banoret që rrezikohen nga shembja e shtëpive gjatë paradites janë ulur në rrugë bashkë me fëmijët, duke bllokuar edhe qarkullimin.

Disa prej tyre thanë se nuk janë kundër investimeve në infrastrukture, por duke mos pasur një strehë alternative, kanë kërkuar dëmshpërblim.

Tronditjen nuk e kanë fshehur as fëmijët, teksa në momentin kur janë kthyer nga shkolla kanë parë nënat e tyre në mes të rrugës. Mes protestuesve kishte dhe banore që po i hiqnin vete orenditë e shtëpisë. Edhe pse nuk kanë ku të shkojnë, ata thanë se po përpiqen të shpëtojnë atë pak pasuri nga shembja. Protesta e banorëve të Shkozës bllokoi mbi dy orë qarkullimin në rrugë. Edhe linjat e transportit urban u pezulluan nga qendra në drejtim të Shkozës.

Pas disa orësh proteste, policia ka ndërhyrë me forcë për të shpërndarë protestuesit. Banorët kërkuan të takohen me kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe deputeten e zonës, Elona Gjebrea e Saimir Tahirin si kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, të cilët sipas tyre i kanë premtuar para zgjedhjeve dëmshpërblim të plotë me një VKM të posaçme. Një skenë prekëse, ku një fëmijë qante me të madhe dhe lutej për nënën e tij,  kur policia po e merrte në makinë tronditi opinionin publik. Sipas banorëve, policia shoqëroi në komisariat 16 persona, të cilët i mbajti për afro 5 orë të izoluar.

Rrëfimet

Jo pak por 153 familje, sipas një projekti në letër të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Transporteve duhet t’i “qajnë” banesat e tyre. Të mbledhur rishtas në urën e Shkozës, banorët kanë qëndruar deri në orët e vona, ndërsa tensionet dhe përplasja me policinë nuk ka munguar. Dy kryefamiljarë të rinj në  moshë, teksa flasin për “Shekulli”-n, zëdredhur dhe të pafuqishëm, shpjegojnësituatën. “Dilni nga shtëpia se do t’i shembim për 24 orë. Këtë fjali na e kanë thënë pa lëshuar asnjë paralajmërim apo shkresë zyrtare. Janë 153 familje dhe shtëpi. Një pjesë e mirë  e banesave janë ndërtuar para vitit 1990 dhe kanë leje, ndërsa të tjerat kanë të paktën 20 vjet që funksionojnë si banesa. Janë të gjitha në proces legalizimi”, thonë Genti, 35 vjeç dhe Emiljano, 34 vjeç. Të dy janë kryefamiljarë me fëmijë të vegjël, teksa ky i fundit është bërë prind vetëm 6 muaj më parë. Ata shpjegojnë se banesat kanë qenë deri dje në proces legalizimi, por mesa duket ky ka qenë premtim i zgjatur elektoral nga ana e qeverisë, që në vitin 2014.

“Muajin e fundit kanë sjellë shkresa sikur ka kthyer përgjigje ALUIZNI për refuzim të legalizimit. E ka kthyer përgjigjen sikur është çuar shkresa në21 nëntor të 2014-s; është kthyer mbrapsht për adresë të pamjaftueshme, dhe sot me të njëjtën adresë i kanë gjetur shtëpitë. Nuk ka asnjë letër për kompensim a shpronësim”, shprehet Genti, madje duke mos e fshehur shqetësimin për veten dhe familjen e tij me 9 anëtarë të tjerë. Ndërkohë përfaqësues  të Agjencisë Rajonale te Rrugëve nuk kanë dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë projekt, i cili duket se do të kalojë nga njëra derë në tjetrën, vetëm e vetëm që kryetari i Bashkisë, kreu i qeverisë apo edhe ministri i Transporteve të heqin përgjegjësinë për tronditjen që kanë përçuar te 600 banorë të zonës pranë urës së Shkozës.

Denoncimi

Dje në mbrëmje, deputetja e PD-së për Tiranën, GridaDuma ka shkuar pranë banorëve dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre.Një prej qytetarëve ka denoncuar një situatë të trishtë. Ajo thotë se bashkë me 15 protestuesit e shoqëruar nga policia, ndodhet edhe një fëmijë 12-vjeçar.“Një fëmijë 12 vjeç është tani në komisariat. Aty tani, në rajonin në 1 janë 16 veta, që kërkojnë pronën e tyre. Ai fëmijë është traumatizuar. Ka mbi 4 orë që rri aty”, tha qytetarja.“Tani do shkojmë direkt atje”, reagoi Duma.“Ku të mbytemi?”, thotë një qytetar.“Po shteti po me nxjerr jashtë, jam me fëmijë, me pleq në shtëpi. Edhe vëllai me familjen jeton pranë nesh. Ku të shkojmë”, vijoi ai.

Reagimi

Akti në Shkozë, qeveria tregon fytyrën e vërtetë

Partia ZGJIDHJA e drejtuar nga KoçoKokëdhima ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga policia ndaj banorëve të Shkozës, duke theksuar se kjo sjellje tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.Në deklaratën për media ZGJIDHJA thekson se janë tronditëse klithmat e të miturit që kërkonte ndihmë, ndërsa policia i tërhiqte zvarrë nënën pse protestonte kundër prishjes së shtëpisë.“Dhuna e qeverisë së Edi Ramës që kërkon ta zgjidhë me kërbaç ndaj popullit çdo punë publike, është krim shtetëror dhe e paimagjinueshme për një shtet demokratik, ku individët kanë të drejta të patjetërsueshme kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Sjellja ndaj banorëve të Shkozës tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie!Klithmat e të miturit që kërkonte ndihmë, ndërsa policia i tërhiqte zvarrë nënën pse protestonte kundër prishjes së shtëpisë në Shkozë janë tronditëse. Dhuna e qeverisë së Edi Ramës që kërkon ta zgjidhë me kërbaç ndaj popullit çdo punë publike, është krim shtetëror dhe e paimagjinueshme për një shtet demokratik, ku individët kanë të drejta të patjetërsueshme kushtetuese. Ata qindra banorë të Shkozës, që sot bllokuan rrugën në shenjë proteste ndaj qeverisë që kërkon t’u prishë shtëpitë, pa i dëmshpërblyer, janë në të drejtën e tyre.Pronat e tyre që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit Lana nuk duhet të të prishen as me dhunën e policisë dhe as me fadroma, siç ka bërë ky kryeministër katër vitet e shkuara në mbarë vendin. Drejtues të lartë të Rilindjes i mashtruan këta fatkeqë, duke u premtuar gjatë fushatës se nëse u jepnin votat, do të nxirrnin një VKM të posaçme për pronat e tyre. Tani që u kanë marrë votat, në vend të VKM-së, nxorën policinë dhe fadromat dhe po u marrin edhe shtëpitë.ZGJIDHJA distancohet prerazi nga veprimet e këtij kryeministri. Ajo është me banorët e Shkozës në këto momente të vështira të jetës së tyre. Qeveria vetëm duhet t’i legalizojë dhe t’i dëmshpërblejë me çmimin e tregut pavarësisht ku dhe kur kanë ndërtuar, në buzë të detit apo të lumit, në Sheshin “Skënderbej” apo në periferi të Tiranës. Punët publike nuk duhet të kthehen në fatkeqësi për dhjetëra familje, që i ndërtuan shtëpitë me nxitjen dhe tolerimin e qeverive përkundrejt votave në zgjedhje. Ka vetëm një rrugë për çdo ndërtim ende të palegalizuar dhe që duhet prishur për nevoja publike: legalizim dhe dëmshpërblim sipas çmimeve të tregut për çdo centimetër truall. Jo vetëm që banorët e Shkozës duhet të dëmshpërblehen me çmime tregu, por ata duhet të përfitojnë edhe dy vite qera deri sa të kenë blerë shtëpinë e re ose të kenë ngritur biznesin në një vend tjetër.Rama ka bindjen se sa më shumë dhunë e mjerim, vështirësi e vuajtje të bien mbi popullin, aq më i gjatë e i sigurt do të jetë sundimi i tij! Është një politikë çnjerëzore dhe e pashpirt. Sjellja ndaj banorëve të Shkozës tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com