Loading...

SHBA jep alarmin, thirrje Kinës dhe Rusisë: Ndërhyni, aksione direkte!

[sgmb id=”1″]

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin “aksione direkte” kundër Koresë Veriore, pasi ajo sot e ka lansuar raketën e dytë balistike mbi Japoninë.

“Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme”, tha sekretari amerikan i shtetit , Rex Tillerson, dhe ka shtuar se “Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane”.

“Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto leshime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte”, tha Tillerson.

Kjo deklaratë e zotit Tillerson u bë kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatoj për raketen e fundit verikoreane, për të cilin zyrtarët amerikanë dhe jugkoreanë thanë se ka fluturuar aq gjatë sa mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com