Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u ka dërguar një letër krerëve të partive politike në Shqipëri.
Në mesazhin e saj, diplomatja e SHBA kërkon nga përfaqësuesit politikë që të shmangin nga listat e kandidatëve për deputetët personat me rekorde kriminale, si deri tani.
Ajo thotë se ata janë përgjegjës për të mbajtur jashtë listave persona të inkriminuar. Gjithashtu, të gjitha partitë sipas Yuri Kim, duhet t’i nënshtrohen procesit të Vetting.
Letra e ambasadores është dërguar, në vigjilje të nisjes së sezonit të ri politik, që është edhe viti i fundit i mandatit të dytë 4-vjeçar që mbahet nga kryeministri Edi Rama.
Diplomatja e SHBA shprehet se ligji i dekriminalizimit ka larguar nga bashkitë dhe Kuvendi zyrtarë të lartë, që kanë pasur probleme me drejtësinë.
Duke vlerësuar procesin e dekriminalizimit, Yuri Kim shprehet se SHBA do të vijojë të zbatojë sanksione ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në vepra korruptive dhe kriminale.
/NOA.al
