Loading...

Dekonspironte operacionet duke favorizuar të inkriminuarit, në pranga oficeri.

[sgmb id=”1″]

Dekonspironte operacionet duke favorizuar të inkriminuarit, në pranga oficeri

Një oficer policie është vënë në pranga nga Shërbimi i Çështjeve të Brendashme dhe Ankesave pasi dekonspironte operacionet policore.

I arrestuari është Inspektor Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” të Policisë së Tiranës.

Ky arrestim u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë”.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com