“Ne e dinim se do të ndryshonim lojën. Kemi pritur ndryshimin e qeverisë për 30 vjet, shumë njerëz nuk e kanë besuar, por tani është realitet. E thamë se do të shkruanim historinë dhe e shkruam. Mafia, nuk do të sundojë më ne Malin e Zi”.
Eshtë deklarata e bërë dje pas mbylljes së kutive të votimit nga Dritan Abazovic, politikanit 34-vjeçar të Malit të Zi, që ditën e djeshme, triumfoi në zgjedhje.
Po kush është djaloshi me emrin shqiptar Dritan?
Aktualisht drejton lëvizjen civile “Bardh e Zi” dhe pretendon të çojë në opozitë politikanin Milo Gjukanovic, për të cilin, u sponsorizua edhe vetë kryeministri Edi Rama duke e mbështetur në zgjedhje.
Abazovic (34 vjec) ka gradën doktor të shkencave politike dhe ka rreth një dekadë në politikë. Që nga prilli 2017 është president I lëvizjes qytetare URA. Lindi në Ulqin ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, dhe më pas shkoi në Sarajevë, ku u diplomua në fakultetin e Shkencave Politike.
Abazovic wshtë anëtar i parlamentit që nga viti 2012. Ka një varg kualifikimesh jashtë vendit duke përfshirë SHBA, Luksemburg, Austri, Belgjikë, Spanjë e Slloveni.
Në prag të zgjedhjeve, ishte i vetëdijshëm se i kishte ardhur koha. “Askush të mos ketë dilema: qeveria e re do të varet nga lista Bardh e Zi” tha ai para zgjedhjeve.
Lufta e tij me Gjukanovic është e hapur. Milo, më parë e ka konsideruar si “bastard” gjatë një argumenti në parlamentin e Malit të Zi. Fyerja ishte si pasojë e një polemike për pyetjet e Abazovic mbi “huatë miliona dollarëshe të marra nga kompanitë e Gjukanovic” në kohën kur ai nuk e kishte qeverinë. Kryeministri e mohoi këtë. Më pas e konsideroi partinë e Abazovic si një parti të formuar për të mbrojtur interesat e “mafies mediatike”.
Abazovic më herët kishte deklaruar se Mali i Zi meritonte të udhëhiqej nga një qeveri ekspertësh. “Porpozimi ynë është të mos ketë politikanë në qeverinë e ardhshme. Ata duhet të jenë në parlament, ekspertët në qeveri.
Shumë debat është bërë edhe për mendimet e tij për Kishën.
“Jam i sigurt se Mali i Zi ka nevojë për ligjin për Fenë. Por ai duhet të jetë ligj modern dhe evropian. Duhet të kemi marrëdhënie të barabartë me të gjitha bashkësitë fetare, për t’i sjellë në të njëjtin nivel. Kjo qeveri nuk donte ta bënte një gjë të tillë” tha ai para zgjedhje.
Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Abazovic tha para zgjedhjeve: Ne duhet të ndërtojmë një plitikë të mirë të fqinjësisë, vecanërisht me Serbinë sepse është më afër nesh. Por edhe me vendet e tjera të rajonit”.
Partitë e opozitës pro-serbe e kanë akuzuar më parë Abazovic për veprime kundër kishës orthodokse serbe.
Sa fitoi Abazovic?
Dritan Abazovic dhe Bardh e Zi ka fituar 4 mandate. Ai e konsideron veten një “kingmaker” që do të thotë se nga mandatet e tij do të varet dhe fati i qeverisë së ardhshme.
Milo Gjukanovic ka fituar zgjedhjet, por koalicioni i drejtuar nga ai, ka një mandate më pak sesa koalicioni opozitar. Shqiptarët kanë marrë vetëm dy mandate.
Ndaj katër deputet e shqiptarit Dritan Abazovic do të kenë në dorë të ardhmen e qeverisë së re në Malin e Zi. Duhet parë nëse Abazovic do të mbajë fjalën se nuk do të bëjë qeveri me Milo Gjukanovic.
Në zgjehdjet e djeshme në Malin e Zi votuan 410 mijë qytetarë, ose gati 75 përqind e zgjedhësve.