1-Radhima eshte fshat i rrethit te Vlores, rreth 13 km larg qytetit, qe lidhet me rrugen automobilistike kombetare Vlore-Sarande.
2-Radhima eshte vendosur ne nje koder dominuese ne afersi te detit Adriatik dhe e rrethuar me ullinj.
3-Banoret e fshatit ne vazhdimesi jane marre me blegtoribujqesi; me kultivimin e ullirit, vreshtave, grumbullimin dhe perpunimin e valanidhit, etj.
4-Ka klime te bute dhe gjendet rreth 150 m mbi nivelin e detit.
5-Radhima nga J kufizohet me Tragjasin, nga V me Vloren e Kaninen, nga L me malin e Mazharit qe eshte vazhdim i vargmalit te Cikes (fshatrat Lapardha e Mazhar), kurse nga P me detin Adriatik.
6-Disa nga prodhimet e mjeshterite e meparshme (ne kohet e lashta), qe vertetohen me dokumenta jane rritja e linit, derrit, prodhimi i mushtit (veres), perpunimi (berja ne tezgja) i shajakeve, etj.
7-Megjithese fshat bregdetar nuk eshte marre ndonjehere me gjuetine e peshkut.
8-Ne Radhime pervec blegtorise dhe bujqesise klima ka lejuar te rritet mire ulliri, vreshtat, agrumet, dru frutore si fiku, molla, dardha, ftoi, mani, kumbulla, arra, etj.
9-Ne Radhime gjithashtu rriten valanidhi, mercinia, kocimarja, perralli, xina, shqopa, verria, vidhi, lofata, etj.
10-Klima lejon kultivimin e llojeve te ndryshme te zarzavateve duke perfshire edhe domaten e hershme.
Loading...