Mund të duket e pazakontë, por një pulë është bërë shkak i një aksidenti të rëndë në Verulam të Afrikës së Jugut.
41-vjeçari që po drejtonte automjetin, devijoi rrugën pasi i doli përpara një pulë, e për pasojë u përplas me murin e një shtëpie.
Për pasojë mbeti i plagosur rëndë shoferi i automjetit.
Sipas “Daily Mail”, makina shembi një pjesë të murit të shtëpisë ku u përplas, por për fat të mirë nuk mbeti i lënduar asnjë nga banorët e saj.