Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama se nuk kanë informuar publikun për marrëveshjen me detin me Greqinë.
Në Facebook Vasili shkruan se ky është një akt pabesie ndaj vendit.
Për të, reagimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë të frikësuara dhe të drojtura, dhe pas atyre të Greqisë.
Postimi i Vasilit:
Mungesa e transparencës për Marrëveshjen e detit si provë pabesie e Ramës!
Është fakt i pakundërshtueshem që debati, dyshimet e forta dhe hamendjet gjithëfarësh për Marrëveshjen e Detit ndizen gjithmonë pas deklarimeve publike të Greqisë Zyrtare.
Asnjëherë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Rama nuk i kë prirë me informacion për publikun për zhvillimet e procesit të negocimit te Marrëveshjes së Detit.
Asnjëherë nuk ka qenë shqiptarët që informohen të parët nga qeveria e tyre për këtë Marrëveshje.
Gjithmonë reagimi i Ramës dhe Qeverisë ka ndjekur nga pas reagimet e Athinës zyrtare.
Reagimet e Qeverisë kanë qenë gjithmonë të friksuara, të drojtura tamam si të zenë ne faj apo aq më keq me presh në dorë në një akt pabesie nda vendit.
Kontrasti me reagimet eksplozive në vitin 2009 kundër Marrëveshjes së Detit te asaj kohe janë si dita me natën në raport me këto të sotmet.