[sgmb id=”1″]
“Më rrihnin sa shtëpia mbushej me gjak”,
rrëfehet babai i dëshpëruar: Djali kriminel
dhe ish-gruaja kërcenim për mua
Historia e familjes Mustafallari që u trajtua sot në puntatën e parë të
emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24” është aq tronditëse sa
kur e dëgjon për herë të parë tingëllon gati e pabesueshme.
Kastriot Mustafallari nga Berati, jeton vetëm me të ëmën. Janë vetëm
të dy në një shtëpi të madhe, por paqe nuk kanë gjetur për asnjë
çast. Njeri prej djemve ka ndërruar jetë ndërsa për tjetrin, Kastrioti
thotë se i është futur botës së krimit dhe është kthyer në problemin e
tij më të madh.
Siç dëshmoi edhe sot në studio, i biri dhe ish-bashkëshortja ushtrojnë
dhunë ndaj tij, ndërsa akuzon institucionet se para kësaj situatë
vetëm kanë heshtur. Ai apelon që nëse kjo situatë nuk zgjidhet
atëherë krimi brenda familjes është i pashmangshëm.
“Gruaja gjatë gjithë kohës i ka mbuluar të gjitha të këqijat që bënte
djali, që nga fshehja e drogës deri tek tërheqja e overdraftit në bankë
që t’i blinte atij drogë, deri sa arritën të më rrihnin mua e të më
mbushnin shtëpinë me gjak”, – tha ai live në studion e emisionit.
56-vjeçari e konsideron të birin një njeri të rrezikshëm, që ka
mbrojtje në polici, prandaj dhe kërkon mbrojtjen e shtetit.