Loading...

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë

Kreu i Kadastrws, Artan Lame, përmes faqes zyrtare të institucionit qw ai drejton, dha njoftimin për 23 vende të lira pune,

Ai dha edhe qytetet ku janw hapur vende pune dhe duke hequr termin “nuk ka profesionistw”, u thotë ‘çunave dhe gocave’ se jeta ka edhe të përpjeta, “por punw ka”.

“Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qe i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë”, shkroi Lame, kur dha njoftimin.

E PLOTË NGA ARTAN LAME:

PUNE KA!

Më informojnë nga zyra e personelit se në Drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë.

Drejtoria Krujë (që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë) është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar!

Eshtë kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste.

Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë.

Natyrisht që të zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni.

Ndërkaq që po shkruaj, këto vende janë ende të lira duke ju pritur!

Në Krujë janë 7 vende të lira;

në Pogradec 5 vende;

në Gjirokastër 4 vende;

në Lezhë 7 vende.

ARTAN LAME

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com