Loading...

Për një kujtesë sa më të mirë, konsumoni këtë produkt

Çdo produkt ka vlera ushqyese për trupin e njeriut. Në një studim të botuar në revistën shkencore “Science of Food” thuhet se fasulet ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.

Studimi, i realizuar nga Universiteti Kyushu në Japoni, ka dalë në përfundimin se proteinat e gjendura në fasule mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Për të dalë në këtë konkluzion, shkencëtarët injektuan te minjtë molekula që stimulojnë sëmundjen e Alzheimerit, ndersa disa prej tyre ishin ushqyer edhe me proteina të fasuleve.

Si rezultat, minjtë që morën proteinat e fasuleve, nuk u preken nga sëmundja e Alzheimerit siç ishin prekur ata që nuk kanë marrë proteina të tilla.

Ndaj përdorini shpesh fasulet. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com