Loading...

Fitoi betejën me koronavirusin, 107-vjeçarja tregon ‘sekretin’ e jetëgjatësisë

Angela Hutor është e mbijetuara me moshën më të vjetër nga Covid-19, në Britani. Ajo është 107 vjeç.

Angela Hutor, e cila u kthye muaj më parë në Britani, ka përjetuar edhe pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918, raporton Daily Mail.

Ajo u prek nga Covid-19 në prill dhe rrezikonte të vd iste. Gjatë kohës që e moshuara qëndronte në spital, vajza e saj ishte e përgatitur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, dhe nuk e mendonte se do ndodhte një mrekulli e tillë me jetën e nënës së saj.

E ndërsa e moshuara është pyetur sesi ia ka dalë të mbijetojë nga virusi dhe për më tëpër të ketë një jetëgjatësi të tillë, plot 107-vite mbi supe, ajo ka thënë se sekreti qëndron në frutin çudibërës.

Bëhet fjala për portokallin që Angela nuk e ka ndarë asnjë ditë nga jeta e saj.

“Një kokërr portokalli çdo ditë, e prerë në feta”, shprehet e moshuara 107 –vjeçare., duke treguar se fuqitë e këtij fruti janë vet shpëtimi i jetës.

“Numëroni çdo ditë bekimet e jetës suaj”, thotë ndër të tjera Angela duke nënkuptuar kështu se bekimi është jetëgjatësi pasi duke menduar sesa me fat je ti lufton për të qenë akoma pjesë e jetës, për të qenë afër bekimeve të tua.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com