[sgmb id=”1″]
Ja pesë shenja paralajmëruese se fëmija juaj ka probleme me shikimin
Ndjeshmëria ndaj dritës ose marramendje, janë simptoma të disa probleme të syrit.
Mbyllja e njërit sy derisa shikon televizor ose lexon.
Qëndron vazhdimisht i ulur pranë televizorit, ose ndërsa lexon libra i mban ato afër syve.
Fërkon shpesh sytë me duar.
Nëse gjatë leximit fëmija humb rreshtin të cilin e lexon apo mban gishtin për të orientuar shikimin, atëherë ky mund të jetë një rast që fëmija juaj ka probleme me shikimin.