Loading...

Reshjet e shiut nuk kanë kursyer as dëmtimin e serave, kosto e cila bie në kuriz të fermerëve.

[sgmb id=”1″]

Reshjet e shiut nuk kanë kursyer as dëmtimin e serave, kosto e cila bie në kuriz të fermerëve

Reshjet e dendura te shiut dhe erërat e forta të dy ditëve më parë kanë sjellë probleme edhe në zonën e Bishanit ,njësia administrative Novoselë ,në Vlorë.

Fermerët ankohen se moti i keq u prishi serat në të cilat ata kanë derdhur djersën dhe mundin për ndërtimin e tyre, ndërsa sipas fermerëve ndërtimi i serave është dhe e vemtja rrugë që është zgjedhur për t’u ushqyer.

Dhjetra sera në këtë zonë janë dëmtuar duke dalë jashtë funksionit të tyre,ndërsa apeli i fermerëve ka të bëjë me ndihmën që duhet t’u jap shteti në këtë moment,kur janë dëmtuar boneset me të cilat ata punojnë.

Serat kanë pasur dëmtime, ndërsa shkak mbetet koha e keqe e dy ditëve më parë që preku edhe Vlorën.

Ndërkohë problem ka pasur dhe në autostradën Vlorë-Levan, ku janë dëmtuar një numër palmash,të mbjella vetëm pak kohë më parë.

Fotografia e Vlora News
Fotografia e Vlora News

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com