[sgmb id=”1″]
Përshkallëzohen tensionet, Kim i përgjigjet Trump-it, duke porositur shpejtimin e programit të armatimit
Koreja Veriore ka porositur sot se do të shpejtojë zhvillimin e programit të vet të armatimit si përgjigje në “sanksionet dashakeqe” të cilat i ka futur Këshilli i Sigurimit të KB këtij vendi pas provës së tij më të re dhe më të madhe nukleare.
Ministria e jashtme e Koresë Veriore i ka dënuar ashpër masat e reja, duke i quajtur “bllokadë ekonomike të përmasave të plota” të cilat i kanë sjellë SHBA dhe të cilat e kanë për qëllim ta “ngulfatin” shtetin dhe popullin e Koresë Veriore, transmeton AFP.
“Kjo është edhe një rezolutë kundërligjore dhe dashakeqe mbi sanksionet, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, pretendohet në kumtesë të cilën e publikoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Ministria e Koresë Veriore ka theksuar se Koreja Veriore do t’i dyfishojë përpjekjet për të rritur fuqinë e vet për ruajtje të sovranitetit të vendit dhe të drejtën mbi ekzistencën.
Mirëpo, Ministria jugkoreane për bashkim e ka përshkruar këtë kumtesë si “formë më të dobët e përgjigjes së Koresë Veriore në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB”.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump dje ka porositur se sanksionet më të reja kundër Phenianit “është hap shumë i vogël” i cili duhet të sjellë masat më të rrepta.
“Këto sanksione nuk janë asgjë në krahasim me atë se çfarë do të ndodhë në fund”, ka theksuar Trump.